Pak orë pasi mbajti një nga edicionet më të festivalit “Sunny Hill”, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka ndalur në një vizitë të papritur, por domethënëse, në muzeun “Reporting House” në Prishtinë.
Vizita ndodhi para mesnatës të hënën, më 4 gusht 2025, kur Dua, e shoqëruar nga babai dhe themeluesi i festivalit, Dukagjin Lipa, i fejuari i saj, aktori Callum Turner, vëllai Gjin Lipa dhe të tjerë, mbërritën në muzeun që ruan historinë e raportimit nga lufta e Kosovës.
E pritur nga producentja Jeta Xharra, kuratori Gazmend Ejupi, gazetarja Donika Shahini dhe stafi e vullnetarët e muzeut, Dua u shpreh e impresionuar nga përkushtimi për dokumentimin e së kaluarës: “Keni bërë një punë të mrekullueshme për të treguar historinë e Kosovës në këtë muze”, tha ajo.
Dukagjin Lipa vlerësoi hapjen e muzeut jashtë orarit zyrtar, duke theksuar se kjo ndalesë u bë për respektin ndaj punës që qëndron pas “Reporting House”. Në mesin e vizitës, Callum Turner u interesua veçanërisht për rolin e trupave britanike gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, duke ndjekur me vëmendje pamjet arkivore ku paraqiteshin trupat që skanonin terrenin për mina në Prishtinë.
Dua ndante me të ftuarit e saj lagjet e Prishtinës që shfaqeshin në xhirimet e vitit 1999 nga BBC. Ndërkohë, gazetarja Donika Shahini rrëfente historinë e fletoreve të shpëtuara nga shtëpia e familjes Jashari, një prej objekteve me peshë simbolike të muzeut. “Ishte fantastike me çfarë interesimi, kurioziteti dhe modestie Dua dhe Callum dëgjuan rrëfimin tim”, tha ajo, duke shtuar se Turner kishte kërkuar hollësi rreth qëndresës së familjes Jashari dhe fëmijëve që humbën jetën atë ditë.
Për Shahinin, fakti që një çift kaq i njohur dhe me një përkushtim të madh ndaj festivalit gjeti kohë për të vizituar muzeun ishte emocionues dhe domethënës: “Koncerti i tyre më bëri të lumtur, por vizita në muze tregoi përkushtim të thellë për historinë tonë”.
Jeta Xharra, bashkëthemeluese e “Reporting House”, theksoi se festivali “Sunny Hill” ka ndikuar në rritjen e vizitave në muze: “Kemi pasur një fluks të njerëzve që kanë ardhur në muze sepse janë në Kosovë për Sunny Hill. Kjo na ka dhënë mundësinë të flasim për historinë tonë me njerëz që ndoshta nuk do të vinin kurrë ndryshe”.
Në fund të vizitës, Lipa dhe të tjerët ndaluan edhe në Galerinë e muzeut, ku është e ekspozuar vepra “Fragmente të mbijetesës” nga artisti 18-vjeçar nga Gaza, Hussein al-Jerjaëi, duke krijuar një tjetër urë lidhëse mes përvojave të luftës dhe mbijetesës nëpër botë.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…