Serbia ka konkurruar në natën e dytë gjysmëfinale të ‘Eurovision 2025’.
Përveç këtij mesazhi të drejtpërdrejtë, në pankartë ishte vizatuar edhe një gjurmë dore e kuqe, simbol i protestave studentore që po zhvillohen në Serbi tash e gjashtë muaj. Kjo dorë është bërë ikonë e rezistencës ndaj shtypjes dhe mungesës së drejtësisë në vend.
Edhe pse ky mesazh i pankartës duket të jetë në përkrahje të protestave brenda Serbisë, nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë qenë një kujtesë për historinë e dhimbshme të rajonit, veçanërisht për krimet e kryera nga regjimi serb gjatë luftës në Kosovë, të cilat janë cilësuar si gjenocid nga viktimat dhe shumë zëra ndërkombëtarë. Serbia vazhdon të refuzojë njohjen e këtyre krimeve dhe nuk ka kërkuar ndjesë për masakrat e kryera ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë.
Në këtë kontekst, pankarta në Eurovision mund të shihet si një akt simbolik kundër mosndëshkimit dhe mohimit të përgjegjësisë historike, si dhe një zë i fuqishëm ndërkombëtar që refuzon të heshtë përballë së kaluarës së përgjakur të shtetit serb.