Profesori universitar, Blerim Latifi duke folur për udhëzimin administrativ që ndalon uniformat fetare në shkolla, ka kometuar edhe deputeten Dudje Balje, të cilën e ka quajtur analfabete politike që nuk i njeh ligjet.
Dudje Balje e cila është Kryetarja e Komisionit për të drejtat e Njeriut, ka qenë ajo e cila kishte filluar të drejtoj kritika ndaj drejtoreshës të shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, duke e quajtur skandaloze veprimin e saj, ku më pas filluan edhe etiketimet dhe kërcënimet me jetë ndaj drejtoreshës.
E për këtë, Latifi e ka quajtur analfabete politike deputeten Balje.
“Për mendimin tim, Dudje Balje është analfabete politike dhe juridike, ajo nuk i njeh ligjet”, tha Latifi.