Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, gjatë një interviste të dhënë për një televizion ka bërë një reagim të ashpër ndaj deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, pasi ky i fundit kishte akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se më 6 dhjetor është takuar me Gjuriqin në Berlin dhe i ka premtuar atij largimin e taksës në këmbim të votave të Listës Serbe.
Rexhep Selimi lidhur me deklaratën e Demaliajt ka thënë se është pikërisht ky deputet, kur kohë më parë kishte akuzuar edhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, se ka shkuar me aeroplan privat atje bashkë me familje për shkak të presionit e stresit nga kontratat e këqija që sipas tij i ka nënshkruar gjatë kohës sa ishte kryeministër.
“A ju kujtohet ky Shkumbini kur Isa Mustafa kur kishte shkuar në Gjermani për shërim dhe ky doli pa fije turpi në Parlamentin e Kosovës se Mustafa nuk është sëmur por ka ikur në Gjermani, për t’iu shmangur disa proceseve Tash kush është kredibiliteti i tij që të komentojë deklaratat se çfarë thotë”, deklaron shefi i GP-së së VV-së, Rexhep Selimi.
Kujtojmë se reagimi i Selimit ishte pasi deputeti I AAK-së, ka thënë se se takimin e Kurtit me Gjuriqin e ka ndërmjetësuar një organizatë joqeveritare.
“Ndërmjetësimin e ka bërë organizata joqeveritare CIG. Drejtues i saj më duket është Shpejtim Gashi”, tha ai dhe ka kërkuar nga organet e sigurisë të hetojnë këtë veprim të Kurtit.
Deklaratën e Selimit mund ta dëgjoni nga 1 orë 19 minuta.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…