POLITIKE

Dugolli: Kurti rrihej brutalisht në Burgun e Lipjanit, më tha se ‘’një gardian dukej si më shpirtmirë, më la të marrë pak ajër’’

Deputeti Enver Dugolli, njëherit shok burgu me kryeministrin, Albin Kurtin, ka folur sot lidhur me trajtimin e shefit aktual të Qeverisë së Kosovës, dikur në burgjet e Serbisë.

Dugolli deklaroi në Info Magazine se atëbotë, për Albin Kurtin, kishte dëgjuar për herë të parë në burgun e Lipjanit, gjatë një torture të cilën sipas tij ia kishin bërë brenda qelisë, njofton Klan Kosova.

”Kryeministrin [Albin] Kurti së pari herë pata rast ta shoh në burgun e Nishit. Por për të pata dëgjuar edhe më herët për shkak se ishte në Organizatën Studentore që i prin protestës së 1 tetorit, që ishte bashkë me vëllain tim, mirëpo unë nuk e kisha takuar ndonjëherë Albin Kurtitn, por isha shumë kurioz ta shihja. Për Albin Kurtin së parin herë dëgjoj në burgun e Lipjanit, por nuk e shihja dot sepse ishim të ndarë, të mbyllur në dhoma të ndryshme”.

”Më kujtohet një moment që ende më godet në kokë, një situatë e cila na mbërtheu të gjithëve aty në burgun e Lipjanit: Ishte 9 qershori, nata kur u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, që i jepte fund luftës në Kosovë, dhe ne nuk dinim asgjë se ç’po ndodhte. Po dëgjonim ca krisma, ca të shtëna armësh të pazakonshme, më shumë se të tjera herë”.

”Dhe ne për një moment erdhën na lidhën me duar prapa, me disa pranga plastike që futen në mish – dhe besoj që kush i ka provuar, mos i provoftë asnjë njeri normal ato, pasi shkaktojnë dhimbje të jashtëzakonshme, ashtu na lanë të lidhur pa na treguar ç’po bëjnë. Por, përkundër dhimbjes së madhe që ndjenim në duart tona të lidhura, ashtu që ishim krejt të paralizuar, filloi një rrahje në një dhomë më tutje, një rrahje e pandërprerë , dëgjohej një rrahje e pazakontë. Goditshin gardianë e njerëz të tjerë që nuk i shihnim por që e dinim se dikënd janë duke u torturuar”.

”Deri një kohë dëgjohej një zë një klithmë, por dikur edhe ajo u shua, nuk dëgjohej asnjë zë tjetër përveç goditjeve që nuk dinin të pushonin”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

8 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

11 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

13 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

13 orë ago