KRYESORE

“Duhet të ç’armatosen”- Rama nga Parlamenti i Izraelit: Xhelati në Gaza është Hamasi dhe askush tjetër!

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Parlamentin e Izraelit, është shprehur se ‘Xhelati’ në Gaza është Hamasi dhe askush tjetër.

Rama teksa konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Izraelin, kërkoi çarmatosjen e kësaj organizate, për të vijuar më pas me zbatimin e planit të paqes dhe rindërtimin e Gazës.

“Xhelati është Hamasi dhe askush tjetër”, tha mes të tjerash Rama, duke e cilësuar organizatën si bartëse të një ideologjie terrori, që sipas tij vepron si kundër popullit hebre, ashtu edhe kundër palestinezëve.

“Derisa Hamasi të ç’armatoset dhe të ç’montohet, asnjë paqe nuk do të zgjasë dhe nuk mund të arrihet”, shtoi shefi i Qeverisë shqiptare.

Më tej Rama vijoi duke thënë se është udhëheqësi i dytë pas Presidentit amerikan Donald Trump që mban një fjalim në Knesset (Parlamentin izraelit), duke e cilësuar këtë si një moment të veçantë për Shqipërinë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago