KRYESORE

“Duhet të marrësh masa menjëherë”: Senatori amerikan i drejtohet ashpër Vuçiqit pas lirimit të Radojiçiqit

“Jam thellëisht i shqetësuar” ka shkruar senatori demokrat amerikan, Chris Murphy, në një reagim me shkrim pas lirimit të liderit të formacionit paramilitar, Milan Radoiçiq, që kreu akt terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Lirimin e Radoiçiqit senatori amerikan e quajti veçse tensionim edhe më të më të madh të situatës si dhe “minim i mëtejmë” të perspektivës së zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Murpy iu drejtua Presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të ndërmerrë “masa të menjëhershme” pas lirimit të Radoiçiqit, që ky i fundit, të jep llogari për “veprimet e shëmtuara” në Banjskë e që për synim kishte “nxitjen e një konflikti më të gjerë”.

“Autorët që së fundi vranë një rreshter të policisë së Kosovës në veri të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi. Pasojat e atij sulmi mund të kishin qenë katastrofike – armatimi i avancuar dhe niveli i sofistikimit të përdorur tregojnë se kjo ishte një përpjekje e mirëkoordinuar dhe e qëllimshme për të provokuar një konflikt më të gjerë të dhunshëm”.

“Jam thellësisht i shqetësuar se lirimi i Milan Radoiçiqit nga Serbia, i cili mori përgjegjësinë për sulmin, do të rrisë më tej tensionet midis Serbisë dhe Kosovës dhe do të minojë perspektivën për zbatimin e plotë të angazhimeve të marra në Dialogun e lehtësuar nga BE. Presidenti Vuçiç duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të de-përshkallëzuar situatën dhe për të siguruar që ka përgjegjësi për këtë akt të urryer”, ka shkruar senatori Murphy.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

13 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago