Shefi i Task Forcës Shtetërore për Anti Drogë dhe Siguri në Shkolla, Avdullah Hasani, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim pune me Drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha.
Por, Hasani nuk ka qenë edhe aq i saktë në njoftimin që ka bërë.
Ai ka shkruar se bashkë me Berishën kanë diskutuar për ‘mundësinë e trafikimit të narkotikëve përmes hapësirës ajrore në Republikën e Kosovës’, gjë sipas këtij përshkrimi i bie se po punohet për të rritur mundësinë për trafikim me drogë edhe në hapësirën ajrore e që më pas kjo e shtyu Hasanin të fshij tërë postimin pas këtij gabimi të bërë.
“Kënaqësi të takoja Drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, z.Eset Berisha, ku biseduam për mundësinë e trafikimit të narkotikëve përmes hapësirës ajrore në Republikën e Kosovës. Gjithashtu biseduam edhe për sigurinë në Aviacionin Civil përmes mjeteve ajrore me qëllim të parandalimit të aktiviteteve të jashtme ligjshme, me theks të veçantë narkotikëve”, kishte shkruar ai në Facebook.
Më poshtë e gjeni postimin paraprak të bërë nga Hasani: