Pamjet e reja ku shiheshin xhandarmëria serbe duke hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, sërish kanë tronditur dhe shqetësuar opinionin, veçmas banorët e fshatit Karaçevë.
Madje pamjet, që ngjanin si ato të filmave aksion, qarkulluan në media e rrjete sociale, ku s’munguan as reagime të shumta nga politikanë e liderë partiak.
E, sot nga i njëjti vend, vijnë pamje të tjera. Në të njëjtën pjesë ku kaluan xhandarmëria serbe, tani po patrullojnë forca të Policisë së Kosovës.
Një banor i ka dërguar Indeksonline këtë video, derisa ka treguar se ka parë policinë tonë.
Kujtojmë që edhe kryeministri Avdullah Hoti pati reaguar, duke thënë se “Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush. Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja”.
Madje i njëjti pati potencuar se në ditët në vijim do të merren veprime konkrete nga institucionet e sigurisë së Kosovës, në koordinim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, përfshirë këtu patrullimet e përbashkëta me KFOR-in.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…