Turkish President Recep Tayyip Erdogan, right, and Foreign Minister Mevlut Cavusoglu arrive for the NATO summit in Brussels on Thursday, May 25, 2017. US President Donald Trump and other NATO heads of state and government on Thursday will inaugurate the new headquarters as well as participating in an official working dinner. (AP Photo/Geert Vanden Wijngaert)
Turqia u tërhoq shpejt nga nisma e Presidentit Erdogan për të shpallur “non grata” 10 ambasadorë të vendeve perëndimore pasi kërkuan lirimin e aktivistit Osman Kavala që mbahet i burgosur prej disa vitesh.
Erdogan tha para një publiku të gjerë që ambasadorët nuk mund t’i tregonin Turqisë se çfarë duhej të bënte dhe se ata duhej të dinin pozicionin e tyre.
“Na vijnë këta dhe një në dy, thonë Kavala, Kavala. Pse këta do të na tregojnë neve se çfarë do të bëjmë në vendin tonë. Këta do t’i tregojnë popullit madhështor turk si duhet të sillet? Kam udhëzuar ministrin tonë të Jashtëm që të shpallë non grata 10 ambasadorët që kërkuan lirimin e Kavalas”, tha Erdogan tre ditë më parë.
Por çfarë ndodhi?
Sipas DW, fill pas kësaj deklarate, ka patur një mbledhje qeverie dhe Erdogan e kishte hapur çështjen e ambasadorëve edhe aty, por ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu i kishte kërkuar që ta shtynin diskutimin e kësaj çështjeje pas mbledhjes.
Më pas, raporton DW, ministri tha Erdoganit që nuk mund t’i shpallte “non grata” 10 ambasadorët dhe nëse nuk do të ndodhet, ai do të largohej nga kabineti qeveritar.
Ky ultimatum sipas Dw bëri që Erdogan të tërhiqej nga vendimi i tij duke shmangur kështu një krizë edhe më të madhe të Turqisë me Perëndimin. Stafi i Erdoganit reagoi pas lajmit të DW duke e cilësuar atë një stisje.
Aktualisht ka një krizë mos besimi mes Perëndimit dhe Turqisë, e cila është radhitur krah Rusisë sa i përket politikave rajonale, por edhe botërore. Një vendim mbi ambasadorët vetëm do të përkeqësonte pozicionin e Turqisë, ekonomia e së cilës tashmë ndodhet në krizë.
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…