Dy persona nga një fshat i Istogut, po dyshohet se kanë pasur kontakte me të shtetasen italiane e cila është prekur nga virusi Covid-19. Atyre iu është rekomanduar të izolohen,
Lajmin për Express e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj.
“Ne ju kemi sugjeruar që të marrin masa preventive. Kanë pasë kontakte indirekte me persona të dyshuar për koronavirus. Për këtë arsye, ata dhe familjet e tyre janë vetëizoluar, që të jenë më të sigurt ata dhe qytetarët tjerë”, ka thënë Osmanaj.
Osmanaj ka theksuar se deri më tani, asnjëri nga personat e izoluar, nuk ka pasur shenja të virusit, por atyre iu është rekomanduar izolimi, për shkaqe sigurie.
“Nuk kanë simptoma të virusit asnjëri nga ta. Me rekomandimin tonë, ata janë vetëizoluar para dy ditëshj”, ka theksuar Osmanaj.
Ndërkohë, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar pesë raste me koronavirus.
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…