Ministri i Shëndetësisë maqedonase, Venko Filipçe, në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp njoftoi se dy liderët e partive më të mëdha në vend janë në izolim për shkak se kanë pasur kontakt me një gazetar që tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
“Kjo është një preskonferencë e jashtëzakonshme në të cilën dua të njoftoi se liderët e dy partive më të mdha në vend, LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, nga sot janë në izolim të detyrueshëm shtëpiak. Pas informacioneve që ka marr Ministria e Shëndetësisë se një gazetar nga një televizon është pozitiv nga Covid19, i cili gjatë javës së kaluar kishte intervistë me dy liderët, edhe Zaev edhe Mickoski janë nënshtruar testit”, informoi Filipçe, përcjell Koha.mk
Ndryshe, rezultati i liderit të VMRO-DPMNE-së që është përpunuar vonë mbrëmjen e së premtes është negativ, por megjithatë ai do të jetë në izolim të detyrueshëm deri në kalimin e 14 ditëve nga kontakti i fundit me të infektuarin. Ndërsa, rezultati i testit të kreut të LSDM-së, Zoran Zaev do të jetë gati gjatë ditës së sotme, por edhe ai pas marrjes së informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë është venodosur në izolim të detyrueshëm shtëpiak.