Katër persona në Pejë dje janë përfshirë në një përleshje masive ku janë përdorur edhe thika, dy prej tyre janë shtrirë në QKUK dhe janë në gjendje të rëndë.
Këstu ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ku thuhet se rasti ndodhi mbrëmë rreth orës 20:00.
“Ka ndodhur një incident në mes të disa të rinjve, ku në këtë incident janë përdorur armë të ftohta (thika) dhe si pasojë katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore, dy (2) nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa dy (2) të lënduarit tjerë janë dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Me datën 28 janar 2020, rreth orës 20:00, Policia e Kosovës në Pejë është informuar se në rrugën “Metë Berisha” në Pejë, ka ndodhur një incident në mes të disa të rinjve, ku në këtë incident janë përdorur armë të ftohta (thika) dhe si pasojë katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore, dy (2) nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa dy (2) të lënduarit tjerë janë dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.
Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku kanë arritur të arrestojnë tre (3) persona të dyshuar.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit tre (3) të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…