Dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar nga aksidenti që ka ndodhur, të mërkurën rreth orës 22:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin rrugor Mazgit-Veternik.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Daut Hoxha, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.
Ai ka theksuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor.
Sipas tij, është njoftuar prokurori dhe njësitet kompetente policore janë duke kryer hetimet lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti për ndërmarrjen e masave ligjore.