FOTO&VIDEO

Dy turistë helmohen pasi hëngrën bimë në malin e Korabit, dërgohen me helikopterë për në Spitalin e Tiranës

Dy turistë në malin e Korabit janë helmuar pasi kanë ngrënë një bimë helmuese.

Gjendja e tyre ishte përkeqësuar tejmase brenda një kohe të shkurtër, thotë Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

“Dy personave të lartcekur i është dhënë ndihma e parë dhe janë mbajtur në kontroll, por për shkak gjendjes së tyre të rënduar shëndetësore dhe kritike është kërkuar ndihmë për evakuim nga ajri”, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Sot me datën 07.07.2025 ShKShMK ka pranuar thirrje dhe infomracion rreth nje incidenti në malin e Korabit.

Një banor Shqiptar vendas nga zona dhe një turist me shtetësi Gjermane kishin ngrënë me lajthitje një bimë helmuese (tani i identifikuar) dhe gjendja e tyre shëndetësore ishte përkeqësuar tejmase në një kohë tepër të shkurtë.

Fatmirësisht një nga turistët ka patur vetëdije dhe mbulueshmëri me rrjet telefonik mobil dhe ka kërkuar ndihmë duke i dërguar edhe koordinatat e tyre.

Dy nga anëtarët e ShKShMK kanë qenë duke i zhvilluar aktivitetet e tyre shumë afër lokacionit dhe me të marr lajmin janë nisur në vendodhjen e tyre.

Dy personave të lartcekur i është dhënë ndihma e parë dhe janë mbajtur në kontroll, por për shkak gjendjes së tyre të rënduar shëndetësore dhe kritike është kërkuar ndihmë për evakuim nga ajri.

Autoritetet Shqiptare pa humbur kohë kanë nisur një ekip mjekësh dhe staf të shpëtuesve nga njësia ajrore, të cilët me të arritur kanë filluar me procedurat emergjente mjekësore dhe i kanë evakuar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

I përgëzojmë të gjithë për punën profesionale dhe koordinimin e sakt në kohë rekorde.
Pacientëve i urojmë shërim të shpejtë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago