Dy ushtarë rusë treguan guxim të jashtëzakonshëm: ‘Unë refuzoj të shkoj në luftë!’; Shikoni dramën që pasoi

Një video e re që tregon dy ushtarë rusë që refuzuan të merrnin pjesë në luftën e vendit të tyre kundër Ukrainës.

Dhe si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, ata janë arrestuar para ushtarëve të tjerë.

Siç bëhet e ditur më tej, videoja tregon se si dy ushtarët tërhiqen në terrenin e paradës dhe informohen se mbi ta është ngritur një çështje penale për mosbindje ndaj një urdhri më 16 nëntor, shtoi raporti, duke cituar median ruse Meduza dhe kanalet ruse Telegram.

Videoja e incidentit është xhiruar në rajonin Belgorod të Rusisë dhe tregon ushtarë të mobilizuar, sipas kanaleve Telegram.

Këta dy ushtarë më pas janë kontrolluar, u janë vënë prangat dhe janë dërguar brenda një automjeti policie.

Ushtarët u arrestuan pas refuzimit të tyre për të marrë pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, të cilën regjimi i Vladimir Putin e quan një “operacion special ushtarak”.

Ky ka të ngjarë të jetë rasti i parë i tillë penal kundër dy ushtarëve që janë tërhequr nga operacioni mobilizues i Rusisë kundër Ukrainës.

Përveç kanaleve ukrainase pamjet janë shpërndarë edhe nga kanale ruse të rrjeteve sociale dhe aktivistët e të drejtave të njeriut besojnë se videoja është bërë si një paralajmërim për të tjerët.