FOTO&VIDEO

Shkodra “nën pushtetin” e ujit; katet e para të përmbytura, lëvizjet me varkë

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, tha se Shkodra ka mbetur e izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë për shkak të kushteve të rënduara të motit.

“Situata vazhdon të përkeqësohet. Kemi informacione që është shtuar sipërfaqja nën pushtetin e ujit. Flasim për mbi 2000 hektarë të mbytura. Ka pasur rritje të nivelit të ujit. Banorët e këtyre zonave janë të izoluar”, tha Spahia për gazetarët.

Ai shtoi se problemet më të mëdha janë shfaqur në fshatrat Kuç, Dajç, ku ka pasur dalje të ujit, gjithashtu edhe në disa lagje periferike të qytetit. “Shkodra është praktikisht e izoluar, për shkak të mbylljes së urës së Bahçallëkut, e kemi mbyllur edhe për këmbësorët. Momentalisht, Shkodra praktikisht gjendet e izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Aksesi i vetëm mbetet rruga dytësore nga Guri i Zi”.

Spahia tha se përmbytja ka ardhur si rezultat i hapjes shumë të shpejtë të hidrocentraleve, në mënyrë të papritur. “Duhet të ishim njoftuar në mënyrë që të përgatiteshin banorët dhe ne të merrnim masat”.

“Kam kërkuar me forcë vëmendjen e institucioneve të shtetit, koordinimin e të gjitha institucioneve. Do të duhej që dje të ishin shtruar forcat e ushtrisë dhe emergjencave civile dhe ato të posaçme të ushtrisë”, shtoi ai.

Përveç Shkodrës, nga moti i keq janë prekur edhe zona të tjera të vendit. Në Durrës, reshjet e shiut kanë shkaktuar problematika kryesisht në fshatrat Marqinë dhe Mallkuç, ku dhjetëra hektarë dhe oborre të banesave janë nën ujë. Ndërsa fatmirësisht, uji është tërhequr nga rrugët e qytetit, të cilat përmbyten sa herë që ka reshje. Probleme ka pasur edhe në jug të vendit në qarkun e Gjirokastrës. Në akse të ndryshme nacionale dhe rurale të këtij qarku ka pasur rrëshqitje të inerteve, ndërsa disa dhjetëra fshatra kanë pasur mungesë të furnizimit me energji elektrike. Situata e reshjeve në vendin tonë pritet të vijoje deri ditën e mërkurë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

7 minuta ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

10 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

20 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago