KRYESORE

Dyfytyrësi e Edi Ramës: Goditi Kurtin për Xhakën e Shaqirin, por më 2018 e kishte bërë të njëjtin veprim

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një reagim mjaft të ashpër në lidhje me festën e madhe për fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë. Por, duket se në këtë reagim ka shprehur qëndrime të cilat dikur nuk i mbante as vetë.

Mes tjerash, kryeministri i Republikës së Shqipërisë Rama e quajti “mënyrë aspak dinjitoze” festën e bërë nga kosovarët të premten, mes të cilëve ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Ai madje shkoi aq larg duke përmendur edhe cilësorë të tjerë në fjalën e tij si “nacionalizëm qesharak e të rrezikshëm”.

“Si mund të shkëputen nga skuadra e tyre dy lojtarë që janë qytetarë të atij shteti, dhe për atë arsye luajnë me atë skuadër, për shkak të kombësisë së tyre, të përdoren si mish për top. Për një lojë luftash ballkanike, është…” – kishte thënë mes tjerash kryeministri Rama.

Një ‘shkëputje’ të tillë të dy lojtarëve, Xhakës e Shaqirit, e kishte bërë kryeministri ynë Albin Kurti mbrëmjen e së premtes duke shkruar: “Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”.

Megjithatë, po të njëjtën shkëputje e kishte bërë edhe Edi Rama më 22 qershor të vitit 2018, kur Zvicra e kishte mposhtur Serbinë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

“Foto e ditës” – kishte shkruar ai, me dy figura duke qeshur dhe derisa dukeshin Xhaka e Shaqiri duke bërë shqiponjën me duar. Të dy lojtarët kishin shënuar gola në atë mbrëmje që kishte përfunduar 2-1 për Zvicrën.

Për më tepër, Edi Rama – që edhe anë atë kohë ishte kryeministër – kishte hapur llogari bankare për t’i paguar gjobën prej 21 mijë e 500 eurove dy lojtarëve të Zvicrës me origjinë shqiptare. Ai e kishte cilësuar veprimin si simbolik.

Kryeministri i Kosovës, ndërkohë, edhe më 22 qershor 2018 kishte shkruar për Xhakën e Shaqirin. Ai thoshte se Vetëvendosje “do t’i bashkonte kampionatet me Shqipërinë, me synim përfundimtar njësimin e kombëtareve.”

Kurti godiste edhe politikanë që sipas tij po gëzoheshin ani pse “bënin pazare dhe kontrabandë me Serbinë, që kanë dëmtuar vazhdimisht Kosovën në pjesëmarrjen në negociaza pa parime”.

Çka tha tjetër Rama?

Rama tha se po ta bënte veprimin (që siç thamë e ka bërë), do t’i “fryenze zjarrit të një nacionalizmi – më falni për shprehjen – qesharak.

“Por, nacionalizmi është gjithmonë sa qesharak aq i rrezikshëm. Nuk është e nevojshme, nuk e shoh të nevojshme, mendoj që kush e bën këtë nuk bënë gjënë e duhur.” – u shpreh ai kur u pyet pse nuk kishte bërë asnjë reagim pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë.

“Nuk kuptoj realisht pse duhet të flisja, nuk jam kryeministër i Zvicër, jam kryeministër i Shqipërisë, dhe nëse do të ndaja nga skuadra kombëtare dy qytetarë zviceranë që janë shqiptarë të cilët ne i shohim me dashuri dhe simpati të madhe që të gjithë, për një ndeshje të veçantë, çfarë do të bëja konkretisht, do t’i përdorja ato figura për politikë.” – vijoi më tej ndërkohë.

Nuk dihet nëse kryeminsitri Kurti kishte reaguar për fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë edhe më 22 qershor të vitit 2018.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago