Një aksident pa viktima i bashkëshortes së një biznesmeni u bë shkak për arrestimin e tre zyrtarëve në detyrë të Policisë Rrugore të Tiranës, të dyshuar si të përfshirë në korrupsion, raporton A2 CNN. Burimet thanë se para disa ditësh Edison Tabaku, Oficer i Policisë Gjyqësore shkoi për të këqyrur vendin dhe rrethanat e një aksidenti në kryeqytet.
Gruaja e përfshirë në ngjarje i kishte kërkuar që çështja të mbyllej aty për aty edhe kundrejt ndonjë shume parash, në mënyrë që të mos referohej në prokurori. Të njëjtat burime i thanë A2 CNN se Tabaku e ka adresuar zonjën tek dy eprorët e tij, shefin e komisariatit rrugor, Roven Zekën dhe atë të aksidenteve Sokol Novakun me të cilët ka pasur biseda telefonike. Në to është përfshirë edhe bashkëshorti i saj biznesmen, të cilin SPAK e kishte ndërkohë nën përgjim për një tjetër dosje hetimore.
Si rrjedhojë në këto përgjime SPAK zbuloi se ata kanë komunikuar me njëri-tjetrin për ofrimin e një shume parash në mënyrë që çështja të mbyllej në favor të gruas së tij.
Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë në një njoftim zyrtar për rastin, duke mbetur enigmë edhe emrat edhe shuma e ryshfetit që ata kanë ofruar.
Prej kohësh Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka vënë nën përgjim një numër të lartë personash për llogari të hetimeve të ndryshme në duart e prokurorëve. Nuk kanë munguar rastet si ky i fundit që nga bisedat të përgjuarit kanë rënë në pranga për çështje të ndryshme.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…
Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…
Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…
Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…