POLITIKE

Dyshohet se Radojicic e rrahu shpulla e grushta Rakicin

Goran Rakic është fitues i pakontestueshëm i dy palë zgjedhjeve të fundit në Komunën kryesore të veriut, atë të Mitrovicës, mirëpo as kjo mbështetje nuk e bën njeriun më me ndikim në këtë pjesë. Më i forti i veriut vazhdon të jetë nënkryetari i partisë së Rakicit, Milan Radojicic.

Sic mëson media kryekomunari Rakic është sulmuar me grushta dhe shuplaka nga Milan Radojicic, në fillim e javës së shkuar. Madje, burimet thonë se në një incident që ndodhi në Kopaonik më 2 mars, është shkrepur edhe një armë.

Gazeta ka provuar të flas me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, mirëpo ai nuk është pëgjigjur në thirrje. Rakic është telefonuar në numrin e tij 065, e po ashtu në viber në numrin e njëjtë. Kryetari e ka pranuar thirrjen dhe mesazhet, por ka zgjedhur të mos përgjigjet.

Media ka provuar të bisedojë edhe me njerëz të afërt të kryetarit, mirëpo askush nuk ka guxuar të flas. Një politikan serb i veriut që hapi telefonin, kur është pyetur për incidentin, me shumë pasiguri ka filluar të thotë disa fjalë dhe ka shtuar se nuk di asgjë.

Ndërkohë, meqë nuk kanë pranuar të përgjigjen zyrtarisht nga zyra e Rakic, Reporteri ka biseduar me disa burime brenda Policisë në veri, të cilët kanë thënë se Rakic nuk është parë që nga dita e martë e javës së shkuar.

“Javën e kaluar të hanën unë e kam pa në Leposaviq. Prej të martës ma nuk është pa askund”, thotë një zyrtar policor në kushte anonimiteti për gazetën.

Ndërkohë, mësohet se që nga dita e incidentit, kryetari i Mitrovicës ishte dërguar në Beograd për shërim. Ai u kthye në skenë tek sot ku u shfaq në një takim me presidentin Hashim Thaci, së bashku me ministrin serb të Listës Serbe, Dalibor Jevtiq. Rakic nuk kishte dalur në punë që nga dita e incidentit.

E media ka arritur të sigurojë një fotografi nga hera e fundit kur janë mbledhur zyrtarët e Listës Serbe në Kopaonik. Si për ironi, para incidentit, Rakic me disa persona kishin realizuar një fotografi me maica ku shkruhej “Drejtësi për Milanin”. Incidenti ka shpërthyer në këtë ditë dhe në këtë vend, pak kohë pas kësaj fotografie.

Nuk dihet saktësisht se cfarë ka sjellur përplasjen e Rakicit me Radojicicin, mirëpo dihet se ky i fundit ka shumë prona në Kopaonik, pjesë kjo që frekuentohet shumë nga turistët. Përvec Kopaonikut, Radojicic ka biznese nën kontroll edhe në komunën që drejtohet nga tashmë viktima e tij.

Radojicicin, ndërkaq, e njohin të gjithë. Ai tani ka dalur në skenë duke u bërë nënkryetar i Listës Serbe, mirëpo para se të merrte këtë pozitë, ai ishte thjeshtë koka e krimit në këtë pjesë të vendit. Milan konsiderohet si njeriu më i afërt i Zvonko Veselinovicit, udhëheqësit të grupit Rojet e Urës. Radojicic kontrollon kontrabandën që zhvillohet në veri të vendit, dhe është një prej të kërkuarve lidhur me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanovic.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago