LAJME

E dënuara për rrëmbimin si në filma të dy biznesmenëve shqiptarë kapet me të burgosur e kërcënon zyrtarin e burgut

E dënuara në rastin e rrëmbimit të dy shqiptarëve nga Maqedona e Veriut, Margona Islami që me shumë se një vit është duke e vuajtur dënimin.

E shpallur fajtore bashkë me të akuzuarit e tjerë, ndaj tyre Gjykata në fund të vitit 2021 kishte nxjerrë aktgjykim duke i dënuar me 34 vjet burgim, raporton Gazeta Sinjali.

Ndaj Islamit është shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 8 vitesh burgim.  Por edhe gjatë kohës së kaluar brenda katër mureve, ajo është futur në telashe.

Sinjali mëson se përveç një mosmarrëveshje me një të burgosur në qendrën korrektuese në Lipjan, ajo ka kërcënuar edhe një zyrtar të burgut.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur të enjten, në orët e mbrëmjes, kur e burgosura Margona Islami u fut në sherr.

Islami ishte ftuar nga zyrtarët e qendrës korrektuese për të marrë një deklaratë lidhur me problemin që ajo ka pasur me të burgosurin tjetër, por kanë hasur në vështirësi.

Sipas informacioneve të para, e njëjta e ka kërcënuar zyrtarin korrektues dhe për të mos mbaruar me kaq edhe e ka fyer.

Lidhur me rastin, nga qendra korrektuese e kanë njoftuar Policinë, teksa është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të tij, rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe brenda afatit ligjor pritet të ndëemerren veprimet e tjera të nevojshme.

Ndryshe, Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht në shkurt të vitit 2021 për rrëmbimin e dy shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut nga dy zyrtarë policorë dhe disa të dyshuar të tjerë në Novobërdë.

Gjithë këtë ngjarje e ka kurdisur zyrtari policor Visar Kerçeli bashkë me të akuzurën, Margona Islamin.

Visar Kerçeli ishte dënuar me 8 vjet burgim, ndërsa polici tjetër Besjan Neziri u dënua me 7 vjet burgim.

Kurse Valon Kiqinës, ish-punëtor i Aeroportit të Prishtinës, i është shqiptuar dënimi 7 vjet burgim.

Ndërsa e akuzuara tjetër M.Z, me 4 vjet burgim.

Gjykata kishe marrë vendim ta lirojë nga akuzat Flamur Sopin, ish-punëtor i RTK-së.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

8 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

15 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

19 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

21 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago