Papa Françesku ofroi solidaritetin e tij këtë të mërkurë për katolikët në Izrael dhe territoret palestineze përpara Pashkëve, pasi takoi baballarët hebrenj dhe myslimanë që bënin fushatë për paqe.
“Ju nuk jeni vetëm. Unë ju përqafoj të gjithëve, në shumëllojshmërinë e riteve tuaja… Veçanërisht ata më të prekurit nga tragjedia e pakuptimtë e luftës, fëmijët e grabitur nga e ardhmja e tyre, ata që pikëllohen dhe kanë dhimbje dhe të gjithë ata që e gjejnë veten pre e ankthit dhe e tmerrit. Në këto kohë të zymta… ju jeni llambat që ndriçojnë natën. Së shpejti shpresojmë të kthehemi mes jush si pelegrinët, t’ju afrohemi, t’ju përqafojmë”, ishin fjalët e papës përpara fundjavës më të shenjtë në kalendarin e krishterë, kur besimtarët shënojnë vdekjen dhe ringjalljen e Jezu Krishtit, ndërsa lufta Hamas-Izrael vazhdon të jetë e ashpër.
Gjatë kësaj të mërkure, Papa Françesku lau këmbët e 12 grave të burgosura në një burg në Romë, një rit tradicional i së Enjtes së Madhe në fillim të fundjavës së Pashkëve.
I ulur në një karrige me rrota, ai lau këmbët e secilës prej 12 të burgosurave, disa prej tyre në lot, përpara se t’i fshijë me një peshqir dhe t’i puthë.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…