Detaje të reja tashmë janë zbuluar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin dy ditë më parë.
Gazetari nga Shqipëria, Igli Çelmeta ka raportuar se në bazë të hetimeve të deritanishme disa ditë para ngjarjes, familja Nikulaj është ndjekur dhe janë monitoruar të gjitha lëvizjet e tyre nga autorët.
Dy javë para vrasjes së Nikulajt, një automjet tip “Hummer” është konstatuar në hyrje të pedonales së Shëngjinit.
Teksa dy persona të panjohur për zonën kanë qëndruar për një kohë të gjatë në vendin e njohur si lapidari dhe më pas janë larguar.
Ndërkohë 3 ditë para vrasjes së Nikulajt, një automjet tip “Golf” është konstatuar nga vëllai i viktimës, në ndjekje të tij dhe shokut të tij që e shoqëronte.
Për atentatin ndaj Nikulajt grupi hetimor ka dyshime se kanë marrë pjesë të paktën 3 persona, një ekzekutori dhe dy persona kanë pasur rolin e vëzhguesve, të cilët kanë vëzhguar dhe monitoruar lëvizjet e Nikulajt.