“E izoloi djalin, s’e linte të shkonte as në shkollë”, Robert Nolfe zbulon të pathënat për marrëdhënien me Parashqevinë

Një zhvillim i ri ka tërhequr vëmendjen e publikut në lidhje me historinë e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku.

Ish-bashkëshorti i saj, Robert Nolfe, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të bëjë një deklaratë të gjatë, duke shpjeguar detaje të reja dhe delikate mbi marrëdhënien e tyre, divorcin, dhe ndikimin që kjo ka pasur mbi familjen e tyre.

Deklarata është ndarë me publikun nga Elton Ilirjani, i cili e ka përkthyer dhe përcjellë përmes platformës Instagram.

Eltoni thotë: “Deklarata është e gjatë, është në gjuhën angleze dhe unë do të përpiqem ta përkthej atë dhe ta sjell tek ju në mënyrën sa më të thjeshtë të mundshme. Kuptohet që është një çështje delikate dhe unë mendoj që tani ka filluar historia e vërtetë e Parashqevi Simakut. Pse arriti në këtë gjendje dhe shumë pikëpyetje të tjera që publiku i gjerë ka, që kuptohet me të drejtë, apo me pa të drejtë, akuzojnë ose glorifikojnë njerëz të ndryshëm. Ne nuk e dimë të vërtetën se çfarë ka ndodhur dhe në muajt në vijim, jam i bindur që familja do të përpiqet të jetë sa më transparente, sepse duke pasur parasysh edhe çfarë ka ndodhur, kërcënime të ndryshme familja Nolfe ka marrë, bashkëshortja e tij, djali i tij, është momenti për t’i folur disa gjëra sipas tyre.”

Më tej, Eltoni vazhdon: “Roberti e fillon letrën e tij, në një paragraf me të cilin, ai thotë që për të ka qenë shumë e vështirë për të ndarë detaje, të cilat mund të jenë edhe konfidenciale dhe që mund të jenë personale, por që duke pasur parasysh edhe informacionet e gabuara që janë dhënë në media kundër tij dhe familjes së tij, kanë qenë të dëmshme për të dhe për djalin e tyre Luke dhe kjo ka ndikuar shumë keq edhe në rivendosjen e marrëdhënies midis djalit dhe Parashqevi Simakut. Ai thotë që të gjitha këto informacione që janë dhënë në media kanë qenë shumë larg të vërtetës dhe ka ardhur momenti që të flitet hapur për marrëdhënien e dështuar midis tij dhe Parashqevi Simakut”.

“Roberti vijon më poshtë duke thënë se pas shumë vitesh të bukura në fillim, marrëdhënia e tyre filloi të kishte edhe përçarjet e para, problemet e para. Në janar të vitit 2007 ata të dy bashkë vendosën që të ndahen dhe kështu filloi procesi i ndarjes. Por, kjo nuk ishte shumë e thjeshtë, aq më tepër, thotë si vijon, që ata kishin një djalë, Lukën, atëherë i vogël dhe kjo çështje do të kalonte në gjykatë. E vetmja gjë që Roberti kishte kërkuar në gjykatë ishte të takonte djalin e tij çdo dy javë, pra ai nuk kishte kërkuar në asnjë moment të drejtën mbi djalin. Ai dëshironte që djalin ta mbante Parashqevi Simaku. Me këtë kuptojmë që lajmet sipas tij që janë thënë nëpër media nuk janë të vërteta. Por, gjatë këtij procesi, pra para ndarjes, kur ata nuk jetonin së bashku, për dy vite, sipas Robertit gjithmonë, Parashqevi filloi të bëhej shumë e ashpër me djalin, sipas tij, ku e para ajo filloi ta izolonte djalin dhe të mos ta lejonte atë as të shoqërohej apo të luante me fëmijët e tjerë. Pra, filloi të shfaqte një posesivitet të ekzagjeruar ndaj djalit dhe mbi të gjitha nuk pranonte që i ati në këtë rast Roberti ta takonte djalin qoftë edhe për të ngrënë një akullore bashkë ose për të pirë diçka bashkë dhe kjo gjë nuk është se u mor keq sipas Robertit në atë kohë; thjesht mendoi që Parashqevi mund të ishte thjesht e mërzitur dhe që kjo gjë do të kalonte me kalimin e kohës”.

“Roberti vijon dhe thotë edhe diçka tjetër. Kur filloi të bëhej shqetësuese situata ishte në momentin kur Parashqevi nuk pranonte që djali të mos shkonte as në shkollë dhe nuk pranonte dhe nuk lejonte që djali të vizitohej te një doktor apo te një dentist dhe këtu Roberti filloi që të angazhohej më tepër”.