Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se një autobus me udhëtarë kosovarë sot ishte nisur në mënyrë ilegale nga Italia për në Kosovë, dhe po i njëjti është kthyer prapa në kufirin e Kroacisë, shkruan Reporteri.net.
Ministri Abdixhiku rikujton se qytetarët se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër.
Ai ka njoftuar se për shtetasit e Kosovës, me viza në skadim, do të ketë trajtim dhe për këtë është në konsultim të ngushtë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Shëndetësisë.
Njoftimi i plotë:
Sot jemi njoftuar për nisjen e një autobusi me udhëtarë nga Italia për në Kosovë. Nisja ishte ilegale dhe pa autorizm të Ministrisë. Autobusi në fjalë është kthyer prapa në Kroaci.
Rikujtoj se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër. Kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë.
Për shtetasit e Kosovës, me viza në skadim, do të ketë trajtim. Jam në konsultim të ngushtë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Shëndetësisë.