Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, ku në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit është djegur bredhi i festave të fundvitit.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës që me të pranuar informacionin menjëherë janë dalë në vendin e ngjarjes, derisa prokurori i rastit e ka incuar këtë veprim si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, raporton Sinjali.
“Me daten 28.12.2023 rreth ores 02:23 kemi pranuar një informatë se Bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit ishte kapluar nga zjarri. Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që edhe një ekipë e zjarrëfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin ështē njoftuar edhe prokurori kujdestarë dhe është inicuar një rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshem”. Ndërsa në rast janë kyçur edhe njësia e hetimeve, të cilët po e hetojnë rastin”, thanë nga Policia.
Nga pamjet që ka siguruar Sinjali, shihet se dikush i vuri flakën bredhit para Komunës së Hanit të Elezit dhe se në lidhje me këtë Policia ka arrestuar katër persona.
“Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, tre persona të dyshuar janë ndaluar në mbajtje, ndërsa një person është liruar për procedurë të rregullt hetimore, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ” Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…