POLITIKE

E krahasoi Vuçiqin me Goebbelsin, Serbia i nis notë proteste Shqipërisë për Cakajn

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka reaguar ndaj deklarimeve të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, pasi ky i fundit kishte krahasuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, me politikanin nazist gjerman, Paul Joseph Goebbels, i cili drejtonte Ministrinë e Propagandës dhe që ishte një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Adolf Hitlerit.

Këtë krahasim Cakaj e kishte bërë pas deklaratave skandaloze të Aleksander Vuçiqit i cili mohonte Masakrën e Reçakut.

“Joseph Goebbels i propagandës së Millosheviqit tani është shndërruar në kampion të mohimit, nënvlerësimit dhe trivializmit të krimeve të luftës. Skandaloze!”, kishte deklaruar Cakaj, raporton Gazeta Express.

Ndaj kësaj deklarate MPJ serbe ka dërguar një notë proteste në adresë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, duke e quajtur si të turpshëm një krahasim të tillë.

Siç shkruhet ne letrën e protestës, Serbia konsideron se deklarata të tilla nuk kontribuojnë në përmirësimin e raporteve Beograd-Tiranë, ndërkohë presin nga Republika e Shqipërisë që të distancohen nga deklarimet e Cakajt.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë shpreh respektin e saj ndaj ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe shpreh protestën më të ashpër me rastin e deklaratës së turpshme të Ushtruesi të Detyrës së Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, i cili presidentin e Republikës (Serbisë) e krahason me Goebbelsin”, thuhet në letër të dërguar më 7 dhjetor 2019, një ditë pas deklaratës së Gent Cakajt.

Ndër të tjera Serbia ka kërkuar nga Republika e Shqipërisë që t’i dënojë deklarime të tilla dhe të distancohen nga to.

“Deklarata të tilla në asnjë formë nuk i kontribuojnë përpjekjeve që jemi duke i bërë për avancimin e raporteve të dy vendeve tona dhe marrëdhënieve të përgjithshme në rajon. MPJ e Serbisë pret që Shqipëria t’i dënojë këto deklarata dhe të distancohet nga to. MPJ e Serbisë shfrytëzon këtë rast që Ambasadës së Shqipërisë t’ia ritheksojë respektin e lartë”, përfundon letra


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago