KRYESORE

“E la punën, e rriti mjekrrën…”- Fqinjët për shqiptarin që planifikoi sulme në koncertin e Swift

“Nuk do ta kisha menduar kurrë këtë për të, ai gjithmonë më priste mirë ”, tha një fqinj i tronditur nga bastisja e policisë në shtëpinë e të dyshuarit kryesor për përgatitjen e sulmi terrorist në Vjenë, Beran Aliji. Ajo shtoi se natyra dhe pamja e djaloshit kishte ndryshuar kohët e fundit: “Ai rriti mjekrën, la punën dhe udhëtonte shpesh në Vjenë”.

Mediat austriake po publikojnë detaje të frikshme për planifikimin e sulmit terrorist në koncertin e Taylor Swift. Beran Aliji kishtë bërë një bombë në shtëpinë e tij në Ternitz të Austrisë Jugore dhe sipas policisë, si pjesë e përgatitjeve, ai ka pajisur makinën e tij me drita blu të policisë për ta bërë më të lehtë hyrjen në zonën e stadiumit.

Portali “Heute” shkruan se në planet terroriste është përfshirë edhe një djalë 17-vjeçar, dyshohet se nga Bosnja dhe Hercegovina. Gjatë arrestimit të tij u gjetën materiale të ISIS dhe Al-Kaedës, por ai i mohon akuzat.

Paraditen e së mërkurës, njësia speciale “Cobra” ka hyrë në shtëpinë e Beran Alijit, ku ai jetonte me prindërit e tij, të cilët në atë moment ndodheshin me pushime.

Rezultatet e para të hetimit të policies austriake tregojnë se Aliji planifikoi të ngiste makinën e tij Volkswagen të zi në turmën e mijëra tifozëve të Taylor Sëift, pastaj t’i sulmonte ata me hanxhar dhe në fund të shpërthente bombën.

Në shtëpinë e prindërve të të dyshuarit, përveç legjitimacionit të rremë të policisë dhe 21 mijë euro para të falsifikuara, në shtëpinë e prindërve të të dyshuarit janë gjetur hanxhar, thika dhe eksplozivë funksionalë, përfshirë edhe detonatorë.

Ndryshe nga MPB e Maqedonisë së Veriut sot kanë deklaruar se janë duke punuar dhe vepruar në bazë të kërkesë së autoriteteve austriake mbi rastin konkret dhe të dyshuarin kryesor Beran Aliji familja e të cilit është me prejardhje nga Gostivari i Maqedonisë së veriut.

Përveç 19-vjeçarit Aliji , autoritetet austriake, kanë deklaruar se për të njëjtin rast janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë. I arrestuari i fundit është një i mitur me prejardhje nga Iraku.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

14 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

15 orë ago