Tashmë të gjithë qytetarët janë solidarizuar për shkak të virusit korona, që ka prekur edhe vendin tonë.
Derisa sot janë shënuar edhe katër raste të tjera, duke çuar kështu numrin e të infektuarve në nëntë dhe Qeveria e Kosovës me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë e ka shpallur gjendjen si të jashtëzakonshme.
Por, në vijën e parë qëndrojnë mantelbardhët, ata të cilët bëjnë në apel që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa vet janë duke kryer misionin e tyre të shenjtë, shpëtimin e jetëve, shkruan Indeksonline.
Janë krijuar edhe grupe të ndryshme në të cilat kërkohet puna vullnetare e stafit mjekësor, ndërsa tashmë po lajmërohen edhe të rinjtë të cilët janë diplomuar në këtë lëmi.
Është Jehona Krasniqi, mjeke e përgjithshme, ajo e cila ka thënë se duke parë situatën, do t’iu del në ndihmë kolegëve të tyre.
Ky është postimi i saj
Une jam Jehona, mjeke e pergjithshme.
T’u e pa situaten, ofrohem si vullnetare mjeke me ndihmu ne menaxhimin e situates edhe me ju dal ne ndihme kolegeve tane kudo qe eshte nevoja.
Besoj se duhemi te gjithe te mobilizohemi, jemi shume mjeke papune edhe ndoshta mospervoja mundet me i frikesu organet kompetente me na angazhu, po besoj se me ni lider ne grup edhe me nje rregullore te dergume apo te postume ne forme elektronike se qysh me u sjell me rastet me COVID19, mundemi me ndihmu ne menaxhimin e situates.
Respekte e po shpresoje qe te gjithe jeni mire.
Jehona
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…