KRYESORE

E morën me qira në Kosovë, shesin në Shqipëri Audi Q8-n

Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen se kanë trafikuar dhe më pas kanë shitur në Shqipëri një makinë luksoze të marrë me qira në Kosovë.

Policia bën të ditur se personat e arrestuar janë shtetasit K. H., 23 vjeç dhe P. T., 38 vjeç, të dy banues në Korçë.

Dyshohet se këta shtetas kanë marrë me qira në Kosovë, një automjet “Audi Q8” dhe më pas ia kanë shitur shtetasit J. C., i cili e ka çuar automjetin, në një servis në Vaqarr, për heqjen e pajisjes GPS.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i marrë më qira (Audi Q8) dhe një automjet tjetër që dyshohet se është trafikuar nga këta shtetas.

“Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Krimit të Organizuar të DVP Korçë, operacioni policor i koduar “Location”.

Shitën një automjet Audi Q8, që e kishin marrë me qira, në Kosovë, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen automjeti i marrë më qira (Audi Q8) dhe një automjet tjetër që dyshohet se është trafikuar nga këta shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Krimit të Organizuar të Drejorisë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se disa shtetas trafikonin në vendin tonë, automjete të vjedhura, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Location”.

Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u ndaluan shtetasit K. H., 23 vjeç dhe P. T., 38 vjeç, të dy banues në Korçë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit F. B. dhe J. C.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë marrë me qira në Kosovë, një automjet “Audi Q8” dhe më pas ia kanë shitur shtetasit J. C., i cili e ka çuar automjetin, në një servis në Vaqarr, për heqjen e pajisjes GPS.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i marrë më qira (Audi Q8) dhe një automjet tjetër që dyshohet se është trafikuar nga këta shtetas.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta shtetas, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

16 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago