E moshuara në Gjirokastër që ra pre e grabitjes mëngjesin e sotëm ka treguar për mikrofonin e ABC News se si ndodhi ngjarja.
Ajo thotë se përveç parave të qirasë grabitësit i kanë marrë edhe peshoren me të cilën peshonte lakrat në treg. Më pas ajo shton se një prej grabitësve ka tentuar ta kapë për fyti që të mos bërtasë.
“187 mijë lekë edhe peshoren që punoj te tregu, shes lakra. Kishte marrë lekët dhe erdhi te dollapi dhe më hodhi, më zuri në fyt fort.
Unë e shtyva pandeha se ishte burri. Sa u ngrit ky iku. Mora polinë në telefon. Na treguan një fytyrë atje por nuk e njohim. Na mori lekët e qirasë, do dalim në xhade. Ku të shkojmë ne. Policia erdhi shpejt. Unë jam për në spital tani”, tregon e moshuara mes lotësh.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…