Në momentet kur stresi dhe përgjegjësitë e përditshme janë të ngutshme, shumë mendojnë se do të ishte mirë të kalonin në një vend të qetë, larg zhurmës, njerëzve dhe trafikut.
Shumë e bëjnë këtë: shtëpitë në pyje dhe male nuk janë të rralla dhe janë perfekte për një jetë të izoluar. Megjithatë, njëra shtëpi është më e izoluar se të tjerat. Buffa di Perrero konsiderohet si shtëpia më e izoluar në botë. Ndodhet në një lartësi prej 2760 metrash, e gdhendur në shkëmb dhe e vetmja rrugë për të shkuar tek ajo është një shkëmb i thepisur dhe i rrezikshëm.
Shtëpia e pazakontë ndodhet në Itali, në malin Cristalo, mbi destinacionin e famshëm të skive Cortina d’Ampezzo. Ajo u ndërtua më shumë se njëqind vjet më parë, gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe mori emrin e kolonelit alpin Carl Buffa di Perero, i cili vdiq në atë luftë. Ajo ka mure me tulla, një çati të ngritur, katër dritare, një tavolinë dhe karrige. Sa i përket pajisjeve, ishte një mister prej dekadash se si materialet dhe pajisjet e ndërtimit u sollën në terrenin e vështirë të atëhershëm.
Besohet se është ndërtuar nga ushtarët italianë, për të pasur strehë gjatë betejave kundër Austro-Hungarisë në terrenin e vështirë malor. Buffa di Perrero përdorej për pushim, por edhe për ruajtjen e gjërave. Mendohet se aksesi i vetëm i mundshëm në kohën e ndërtimit ishte nëpërmjet një shkalle litari ose një shteg të rrezikshëm deri në shkëmbinj. Sot ka një rrugë moderne të ndërtuar në shkëmb, e cila është konsiderohet si “shumë e vështirë” dhe nuk ka ekzistuar në kohën e ndërtimit.