POLITIKE

“E nderuar Sherife Osmani”, plas sherri në Kuvend mes kryeparlamentares e Mërgim Lushtakut

Deputeti i PDK’së, Mergim Lushtaku, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet rreth dialogut të Brukselit dhe përformancës së kryeministrit, Avdulah Hoti, përballë Serbisë.

Në fjalën e tij hyrëse ai është tallur pak me kryetaren e Kuvendit duke i thënë “e nderuar zonja Sherife Osmani”.

Kjo pasi që Vjosa Osmani në përplasjet e djeshme me deputetët e LDK’së, ka thënë një shprehje në gjuhën angleze “There is new sherif in Town”.

Ai tutje ka vazhduar me pyetjet për Avdullah Hotin rreth dialogut.

Vjosa Osmani menjëherë i është kundërpërgjigjur Lushtakut, duke i thënë se duhet ta mësojë se çfarë do të thotë shprehja “There is a new sheriff in town”.

“Z.deputet nuk është që ofendimet më lënë përshtypje, por nuk i marrë si të tilla. Ju duke tentuar të më ofendonit mua, duke më quajtur Sherife, duke më quajtur me atë emër si diçka të keqe, ka shumë Sherife në Kosovë dhe mund të jenë nëna e gratë të dikuja. Unë do të prisja nga ju si deputet të ri që të mësoni për Amerikën. Po ju tregoj pra meqë s’po e dini çfarë do të thotë shprehja “there is a new sheriff in town”, mund ta gjeni edhe në arkivat e Shtëpisë së Bardhë. S’ka të bëjë me polici, por do të thotë që ka ardhur një autoritet i ri”, ka thënë Osmani.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

44 minuta ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

8 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago