POLITIKE

E ofendoi kryeministrja serbe, i përgjigjet Von Cramon: Sjellja e pacivilizuar e Brnabiqit flet shumë

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i është kundërpërgjigjur kryeministres serbe Ana Brnabiq, pasi kjo e fundit ofendoi eurodeputeten duke i thënë “duhet të turpërohet”, pasi Cramon tha se bojkotimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës është në kundërshtim me standardet demokratike.

Cramon, duke komentuar postimet në Twitter që ia ka adresuar asaj kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi se nëse kryeministrja flet në mënyrë të pacivilizuar, nuk të krijohet përshtypja se ajo është dikush që ka interes bashkëpunimi me përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe se kjo mund të jetë shenjë se Serbia nuk është e interesuar për perspektivën evropiane.

Brnabiq i tha Cramon se “duhet të turpërohet”, pasi kjo e fundit deklaroi se bojkotimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës është në kundërshtim me standardet demokratike.

“Komunikimi i Anna Brnabiqit në Twitter flet vetë, nuk kam nevojë ta komentoj”, deklaroi Von Cramon.

“Nëse kryeministrja flet me një retorikë të tillë, me sulme të tilla, sillet në mënyrë të pacivilizuar ndaj deputetëve të Parlamentit Evropian – kjo flet shumë, por nuk të krijohet përshtypja se është dikush interesi i të cilit është bashkëpunimi me neve në PE. Nuk mund ta kuptoj se çfarë lloj strategjie madhështore fshihet pas saj – a ka vullnet në Serbi për të vazhduar integrimin, për të parë perspektivën evropiane, apo është qëllimi për t’u përplasur dhe për të qenë arrogantë”, tha Von Cramon.

Cramon tha sot se si Serbisë ashtu edhe Kosovës po i kërkohet “të bëjnë ndryshime në planin e brendshëm, para se të shohim hapat e ardhshëm drejt integrimit në BE”, dhe se zgjedhjet u mbajtën të fundit fundjavë në katër komunat në veri të Kosovës janë “një hap prapa”.

Siç tha ajo, raporti i Parlamentit Evropian për Serbinë dhe Kosovën dërgon një mesazh të fortë për rajonin.

“Për fillim [Raporti] flet për angazhimin e Parlamentit Evropian për zgjerim, por përmes monitorimit të procesit, që për të dyja vendet do të thotë se ne po kërkojmë ndryshime në planin e brendshëm, përpara se të shohim hapat e ardhshëm drejt integrimit në BE. Pritjet e mia ishin më të mëdha, shpresoja shumë që si rezultat i marrëveshjes këtu në Bruksel, e më pas në Ohër, do të kishte një moment kyç në aspektin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit”, u shpreh Von Cramon.

Siç transmeton “Danas“, Cramon vlerësoi se zgjedhjet e fundjavës së kaluar ishin një hap prapa dhe larg marrëveshjes.

“Më vjen keq për këtë, shpresoja që Lista Serbe do të merrte pjesë dhe se do të ishte një shtysë pozitive për dialogun e mëtejmë. Mendoj se është një mundësi e humbur, një shans i humbur. Kemi parë gjithashtu se ka pasur frikësim nga Beogradi, por edhe nga veriu i Kosovës”, ka theksuar Von Cramon.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

2 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ekspertja: Nafta e ngarkuar me 7 taksa në Shqipëri

Zana Guxholli, e ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, deklaroi se me nafta…

3 orë ago
  • KRYESORE

Vrasje e rëndë në Gjakovë: Një i vrarë dhe një i plagosur, në kërkim pronari i lokalit “My Place”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën, ku si pasojë e të…

3 orë ago