Anonymous njoftuan sot se kishin prishur disa faqe ruse në luftën kundër pushtimit të Putinit në Ukrainë, dhe se mes tyre ishin faqet e shërbimit inteligjent rus FSB (pasardhës i KGB-së) si dhe faqet e qeverisë ruse, shkruan Daily Mail.
Ata e postuan këtë në Twitter duke përdorur termin ushtarak “Tango down”, duke shtuar se kishin rrëzuar edhe dy faqe të tjera ruse.
Ata publikuan gjithashtu korrespondencën e supozuar private midis Putinit dhe ministrit të tij të Mbrojtjes Sergei Shoigui në lidhje me planet për të prerë pyjet e Ukrainës.
Kujtojmë, Anonymous i shpalli luftë Putinit që në fillim të pushtimit të tij në Ukrainë dhe pak ditë më parë ata publikuan një mesazh të krijuar posaçërisht për të arritur qytetarët rusë, duke u bërë thirrje gjoja të ngrihen kundër Putinit dhe ta largojnë atë nga pushteti.
“Anonymous është zyrtarisht në një luftë kibernetike kundër qeverisë ruse”, njoftuan ata në Twitter më 25 shkurt.