KRYESORE

E pabesueshme në Francë, sondazhet: E Majta triumfon, Macron mbijeton, Le Pen del forcë e tretë

Francezët iu drejtuan këtë të dielë kutive të votimit për 501 nga 577 zonat ku nuk u caktua një deputet në raundin e parë të zgjedhjeve legjislative. Një javë pas fitores së Tubimit Kombëtar të Marine Le Pen dhe aleatit të saj Eric Ciotti, kjo forcë politike duket se ka rrëshqitur në vendin e tretë, duke mos ja dalë të përkthejë mbështetjen në ulëse deputetësh në Asamblenë Kombëtare.

Exit poll-et e para të mediave franceze tregojnë se shumica prej 289 vendesh nuk arrihet nga asnjë prej partive apo koalicioneve në garë, por Tubimi Kombëtar nuk arrin të dominojë përballë rivalëve.

Koalicioni i udhëhequr nga Jordan Bardella parashikohet të fitojë diku midis 132 dhe 152 vende dhe do të jetë vetëm grupimi i tretë politik.

Tubimi Kombëtar përllogaritet se ka bërë përparim të qartë në krahasim me legjislaturën e mëparshme kur kishte 89 deputetë, duke shkuar midis 120 dhe 136 deputetë, por as me 12 deri në 16 deputetët që mund të marrë aleati i tyre Eric Ciottit, nuk ia dalin të fitojnë zgjedhjet.

Ndërkohë, padyshim mund të thuhet se Emmanuel Macron ka bërë një lëvizje gjysmë të suksesshme në poker. Partia e mazhorancës në largim ka arritur të kufizojë dëmin e zgjedhjeve të parakohshme legjislative, pasi përllogaritet të marrë nga 150 deri në 170 mandate.

Kjo ende paraqet një humbje të madhe prej gati 100 deputetësh krahasuar me 245 që fitoi në 2022.

Por, surpriza e vërtetë është e majta. Fronti i Ri Popullor përllogaritet të marrë nga 172 deri në 192 mandate.

Aleanca e forcave të majta (LFI-PS-EELV-PC-NPA) duket se do të fitojë shumicën në Asamblenë Kombëtare në fund të këtij raundi të dytë sipas vlerësimeve të Ipsos.  Në mënyrë të detajuar, LFI do të kishte 68-74 mandate, PS 63-69 të zgjedhur, EELV 32-36 deputetë dhe PCF 10-12 mandate.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

9 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

11 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

11 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

15 orë ago