Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu i ka bërë thirrje SHBA-së që t’i ndihmojë ushtarët turq nga sulmet ajrore ruse dhe siriane në Idlib.
Cavusoglu tha se Ankaraja dëshiron që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë raketa Patriot në Turqi për ta mbështetur në provincën veri-perëndimore të Sirisë, Idlib.
Cavusoglu këto deklarata i bëri para gazetarëve në kryeqytetin e Katarit Doha, pas një takimi me sekretarin e shtetit të SHBA-së Mike Pompeo.
Sulmet e forcave të qeverisë siriane vranë 55 ushtarë turq këtë muaj në Idlib.
Presidenti Tayip Erdogan ka kërcënuar forcat siriane nëse nuk tërhiqen drejt linjave të paracaktuara.