Henry Reese, moderatori i cili ndodhej në skenë me Salman Rushdie në ditën që autori u sulmua, ka dhënë një intervistë për “BBC”. Moderatori u shfaq në kamera me njërin sy të nxirë ndërsa foli mbi ndjesitë që i ka lënë kjo ngjarje e tmerrshme.
BBC: Nëse do ju pyesja në emër të audiencës së Shteteve të Bashkuara dhe botës, si ndiheni pas këtij sulmi?
Henry Reese: Jam mirë. Çdo gjë po vazhdon. Jam mirë. Jemi të shqetësuar për Salman. E kam fjalën për të, për çfarë ai përfaqëson në botë dhe ai është i rëndësishëm për botën.
BBC: A janë për ty vlerat që Salman Rushdie përfaqëson më të rëndësishme se çfarë i ka ndodhur atij?
Henry Reese: Nuk mund të kishte diçka më të gjallë në materializimin e vlerave tona. Misioni ynë është të mbrojmë shkrimtarët në faltoren tonë. Të shihje Salman Rushdie që u sulmua për jetën e tij është e paimagjinueshme… Është e vështirë të përshkruhet, si është ta shohësh të ndodhë para syve të tu. Shkrimtarët në programin tonë ndodhen në publik dhe po e shohin.
BBC: Shpreson se një ditë mund të kthehesh në Institucionin Chautauqua dhe të bësh bisedën që po shpresoje të bëje me Salman Rushdie?
Henry Reese: Kjo do ishte ideale, ta shihja të ndodhte dhe të mos pengoheshim në asnjë lloj mënyre nga ajo çfarë kishim planifikuar. Të tregojmë se këto vlera do të mbrohen dhe mund të mbrohen.
Raportimet e fundit thonë se Rushdie është përmendur dhe ka mundur të flasë me hetuesit lidhur me sulmin ndaj tij.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…