Artileria ukrainase godet trupat ruse. Një nga ato që shënjestron dhe drejton zjarrin nga forcat e Vladimir Putin është jo vetëm një ushtare karriere, por edhe nënë e tre fëmijëve. Emri i koduar: Nezlamna, në shqip “e pathyeshmja”.
“Kam parë aq shumë deri tani sa nuk surprizohem më lehtë. Por, sigurisht, ekziston një rrezik konstant”, thotë ajo. Nezlamna ka dy vajza dhe një djalë 5-vjeçar… nuk i ka parë ata që nga prilli i kaluar.
Gazetari i CNN pyet a është vështirë pa fëmijët pranë? “Sigurisht që është e vështirë dhe vuajnë që unë nuk jam me ta kur u nevojitem si prind. Por e kuptojnë që unë duhet ta bëjë këtë për vendin tonë”, përgjigjet Nezlamna.
Kjo detyrë është shpesh e tmerrshme për këta që gjenden këtu në frontin e luftës në jug. Brigada 47 na dha këtë video ku trupat bien pre e zjarrit nga rusët.
Beteja nuk ndal as gjatë mbledhjes së bashkëluftëtarëve të rënë. Makinat amerikane Bradley të luftës mbartin shenjta e përplasjes së ashpër.
Frederik Pleitgen, korrespondent i CNN: Ky automjet është vërtetë emblematik që tregon se sa e vështirë është beteja këtu në jug. Mund të shikoni se ka shumë dëme nga lufta. Ukrainasit thonë se kjo është pasojë e sulmeve me raketa 152 milimetra të artilerisë ruse. Thonë se kjo nuk është diçka e veçantë, pasi shumica e makinave kanë këto shenja”.
Trupat thonë se po përparojnë, por shpesh hasin në fushat e minuara nga ushtria ruse dhe goditjet e artilerive. Ky ushtar kujton misionin më të vështirë.
“Situata më e frikshme ishte ecja pas një automjeti çminues kur po hapte një rrugë për ne. Ne ishim nën zjarr të vazhdueshëm. Raketat binin pak metra nga ne”, tha ‘Revo’, ushtar i Ukrainës.
Forcat ukrainase kanë mungesa në armatime, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky po kërkon nga presidenti amerikan Biden për më shumë armë. Nezlamna thotë se do të vazhdojë luftën, për të ardhmen e fëmijëve të saj.
“Dëshiroj që ata të jetojnë në një shtet që lulëzon. E kam thënë shpesh se puna jonë është e vogël, ne duhet vetëm që të rivendosim kufijtë tanë, por ata duhet të rindërtojnë të gjithë vendin dhe ajo është punë shumë e vështirë”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…