Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon ka thënë se disa shtete të Bashkimit Europian janë kundër heqjes së vizave për vendin, shkruan Gazeta Metro.
Në një shkrim përmes rrjetit social Twitter, Von Cramon ka thënë se edhe ajo është pro këtij propozimi por janë disa shtete bernda BE’së që po kundërshtojnë.
“Për protokollin: Unë jam në FAVOR të liberalizimit të vizave, kështu është edhe Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian. Por ka shtete anëtare që e kundërshtojnë këtë. Për arsye të ndryshme. Ju lutemi punoni në to. Siç bëj unë”, ka bërë thirrje, Von Cramon.
Surely helpful to lecture me what the EU Commission has stated. Don’t get me wrong, please. For the protocol: I AM in FAVOUR of VisaLib, so is the @EU_Commission and the @Europarl_EN. But there are member states which object this. For diff reasons. Please work on them. As I do https://t.co/cF7uq6dgeq
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) June 21, 2020
Kujtojmë se Cramonit disa herë për viza i ka reaguar emisari amerikan, Richard Grenell.
Ai ka kërkuar vazhdimisht heqjen e vizave për kosovarët, duke aluduar se BE nuk po i realizon premtimet e saj.