Mjekja ukrainase Oksana Leontyeva u vra në bombardimet e fundit të Kievit. Sipas kolegëve të saj, si dhe zyrtarit ukrainas Anton Gershchenko, Oksana ishte një nga mjekët më të mirë në Ukrainë dhe ajo punonte në departamentin e onkologjisë në një klinikë për fëmijë në Kiev. Pak para vdekjes së saj, ajo puthi djalin e saj pesëvjeçar dhe e la në kopësht.
Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur fillimisht këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko. Ai njoftoi se Oksana, një onkologe nga kryeqyteti i Ukrainës, ishte në mesin e 19 personave që vdiqën në Kiev.
Ajo u vra gjatë vozitjes për në spitalin ku punonte dhe më parë kishte lënë djalin e saj (5) në kopsht. Papritur raketat ruse ranë në Kiev dhe makina e Oksanës shpërtheu në flakë.
“Djali i saj tani është jetim”. Babai i tij vdiq gjashtë muaj më parë, tani nëna e tij nga bombardimet e Kievit”, tha Gerashchenko.
Doktoresha Leontieva ka kryer transplante të palcës së eshtrave për fëmijët për 11 vjet, dhe ajo vdiq në momentin kur ishte në rrugë për të shpëtuar jetën e një fëmije tjetër.
Me pikëllim të madh e përshëndetën punonjësit e tjerë të spitalit, të cilët e cilësuan si një person shumë profesioniste, të përkushtuar dhe të përgjegjshëm, një profesioniste e vërtetë që ishte gjithmonë një mbështetje e madhe për pacientët dhe kolegët.
Një nga koleget e saj, Anna Brudna, theksoi se Oksana gjithmonë kërkonte anët e mira te njerëzit.
“Si mjeke, ajo kishte përvojë në raste unike klinike dhe ishte një kolege e besueshme që nuk dështoi kurrë”, tha kolegia e saj.
Një mjeke tjetër, Katerina Zahorna, tha se e ndjera Oksana kishte merita të mëdha në shpëtimin e fëmijëve që vuanin nga kanceri, duke u sjellë kështu lumturi prindërve të tyre dhe duke u dhënë atyre mundësinë për një fillim të ri.