Situata në veri të Kosovës është më e tensionuar se kurrë, ndërsa ministri serb Aleksandër Vulin i hodhi më shumë “benzinë zjarrit” kur e quajti kryeministrin e Kosovës, budalla. “Nevojiten të paktën dy persona për ta bërë paqen, ndërkaq për luftën mjafton vetëm një budalla, dhe jam i frikësuar se atë budalla e kemi në anën tjetër, ai ndodhet në Prishtinë dhe emri i tij është Albin Kurti”, tha Vulin.
Por Kurti i ktheu përgjigje duke i kujtuar të kaluarën e tij. “Së pari fluturaket serbe duket që janë përgjigje edhe ndaj deklaratës së Escobar që tha se nuk bën të militarizohet situata dhe ata filluan që të përdorin avionë ushtarakë.
Pra këtu thua se nuk e kanë veç me ne, ndërkaq së dyti, Vulin mjafton të thuhet për të se ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së Millosheviçit dhe i përkiste atyre zyrtarëve serbë që e konsideronte që Millosheviçi nuk është mjaftueshëm radikal”, tha Kurti.
Mbrëmjen e sotme Albin Kurti ka mbledhur këshillin e sigurisë së Kosovës për t’i informuar mbi gjendjen e krijuar në veri./
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…