POLITIKE

E quajti “gaf historik” krijimin e LDK-së, Mustafa i reagon Ramabajës: Kur enveristët, që idolizojnë Milladin Popoviçin e Dushan Mugoshën…

Analisti Sadri Ramabaja e ka quajtur “gaf” historik krijimin e Lidhjes Demokratike te Kosovës.

Ramabaja ka folur për gafat në historinë shqiptare ku i ka radhitur tri prej tyre.

“Dhe gafi i tretë është në vitet 90-ta me piramidën e vetë mashtrimit që ka emrin Lidhja Demokratike e Kosovës që ka dëmtuar shumë vet shpirtin etno-psikologjik të popullit dhe ka dëmtuar shpirtin luftarak të tij”, është shprehur mes tjerash Ramabaja në një debat televiziv.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar menjëherë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa.

Ndonëse ka thënë se i pranon mendimet ndryshe, Mustafa është shprehur, se enveristëve, që idolizojnë Milladin Popoviçin e Dushan Mugoshën, LDK ua ka plasur zemrën që s’i ka lejuar ta kthejnë Kosovën në vegël të komunistëve ruso-serb.

“Mendimet ndryshe mund dhe t’i kuptoj e pranoj.

Por kur enveristët, që idolizojnë Milladin Popoviçin e Dushan Mugoshën, pështyjnë urrejtje patologjike ndaj LDK-së, kur ata e konsiderojnë themelimin e LDK-së si ndër gafet e historisë sonë… përsëri i kuptoj. LDK të tillëve ua ka plasur zemrën që s’i ka lejuar ta kthejnë Kosovën në vegël të komunistëve ruso-serb”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ndryshe, Ramabaja përvec krijimit të LDK-së, “gaf” e ka quajtur futjen e Esat Pashë Toptanit në politikë në vitin 1913, si dhe Haxhi Qamilin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

12 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

13 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

19 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

21 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

21 orë ago