POLITIKE

E quajti hajn ministrin Murati, deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet Haradinajt: Katuni o n’duar t’sigurta, veç bishti yt u kall, relax!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, i është kundërpërgjigjur liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili e ka quajtur “hajn” ministrin e Financave Hekuran Muratin.

Basha ka thënë se ministrin Murati nuk e ka akuzuar askush për haraç dhe se ai nuk ka shtëpi milionëshe “që ia kanë paguar jaranat”.

Sipas deputetit, ministri nga VV-ja, ka qenë nismëtar për heqjen e homologimit që, siç ka thënë ai “ua ka prish pazarin disave e më së shumti po i djeg Haradinajt”.

“Katuni o n’duar t’sigurta Ramush, veç bishti yt u kall”, ka shkruar Dimal Basha, në një postim në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

Veç në pauzë të lojërave e dëgjova pak Ramushin, edhe çka me dëgju, erdh dita kur soji i tij i thotë Hekuran Muratit i padijshëm dhe hajn.

Për dije, Hekurani ka kry shkollimin para se me u ba Ministër, në krahasim me Ramushin që një herë ka hy në politikë, e tek pastaj i ka ra n’mend me kry shkollë. Për dijen e Ramushit s’po foli, se e dinë krejt për intelektualin që është.

Sa për hajn, po besoj edhe zogjtë e malit e dinë se a prek pare publike Hekuran Murati. Nuk e ka akuzu kurrë kërkush për haraç. As nuk ka shpia milionëshe që ia kanë pagu “jaranat.” As nuk e ka partinë me “tapi.” Hekurani nuk ka ba ligj për homologim ku janë vjedh miliona prej qytetarëve me vite të tana, e as nuk është akuzu asnjëherë që ka vjedh miliona n’asfalt.

Përkundrazi, ka qenë nismëtar për heqjen e homologimit që ua ka prish shumë e pazarin disave, dhe sigurisht se po i ndal plot dyshime të hajnive në asfalt, e që po doket po i djegin Ramushit ma s’shumti.

Mirë që populli ta ka kall bishtin, e tash del bërtet u kall katuni. Katuni o n’duar t’sigurta Ramush, veç bishti yt u kall, relax!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

24 orë ago