POLITIKE

E quajti nxitës të luftës, Vuçiqi i përgjigjet presidentit të Kroacisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se nuk dëshiron të përgjigjet me fyerje ndaj deklaratave të presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, i cili paraprakisht e quajti atë një nga nxitësit më të spikatur të luftës të viteve 1990, shkruan H1, transmeton Gazeta Express.

Duke thënë se e respekton Kroacinë si shtet, Vuçiq tha se Milanoviqi shqetësohet nga fakti që, siç tha ai, Serbia do ta tejkalonte Kroacinë këtë vit për sa i përket totalit të PBB-së, me 300 deri në 600 milionë euro.

“Dhe ata kishin një avantazh prej 15 miliardë eurosh ndaj Serbisë”, tha Vuçiq, duke shtuar se ai nuk do t’i përgjigjej “fyerjeve të ulëta dhe të cekta” të Milanoviqit me fyerje.

“Por as që më shkon në mendje ta fyej atë, ai është zgjedhja e qytetarëve të Kroacisë dhe kështu imazhi dhe mundësia e tyre, kështu që nuk më shkon në mendje t’i ofendoj ata njerëz”, tha Vuçiq.

Por ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, nuk u përmbajt nga ofendimet dhe në një deklaratë vlerësoi se Milanoviq “i përket politikanëve më budallenj kroatë”.

“Në Kroaci, politikanët ndahen në ustashë të hapur dhe të fshehtë. Kur, duke mos ditur se ishte filmuar në një takim me të ashtuquajturit mbrojtës, ai pranoi me krenari rrënjët e tij ustashe, Milanoviq vërtetoi se ai i përkiste pasuesve të fshehtë të lëvizjes ustasha”, tha Vulin në një deklaratë.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, duke iu referuar zgjerimit të Bashkimit Evropian në Forumin Botëror të Liderëve në Nju Jork, vlerësoi se jo të gjitha vendet e Evropës Juglindore e kanë motivimin e nevojshëm për t’u anëtarësuar në BE.

Milanoviq theksoi se për Serbinë pengesa më e madhe në rrugën e anëtarësimit është presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, për të cilin tha se “është një nga nxitësit më të shquar të luftës në vitet ’90”, raporton mediumi kroat, Telegram.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago