Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në kryeqytet, ku një kamion ka shtypur për vdekje të vijat e bardha një 32-vjeçar.
“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton Policia e Tiranës.