FOTO&VIDEO

E rrëmbyen gabimisht nga Kosova, mirëpo gjykata e dënon me tetë vite burg mësuesin turk

“A jeni ju Hasan Heseyin Demir?”, e ka pyetur zyrtari i Policisë së Kosovës profesorin e kimisë të shkollës “Gylistan”. “Jo nuk jam unë ky person”, ia ka kthyer ai. “Unë jam Hasan Heseyin Gunakan”.

Kjo bisedë e zhvilluar vitin e shkuar në kolegjin e Gjakovës mes mësuesit turk dhe pjestarëve të policisë së Kosovës dhe AKI-së nuk e ndaloi rrëmbimin dhe dërgimin e tij në Turqi edhe pse nuk ishte i njëjti person.

Mirëpo, edhe pse u dëguar gabimisht në Turqi dhe nuk kërkohej nga autoritetet atje, duke qenë se shkoi, gjykata e Stambollit e ka gjetur atë fajtor duke e dënuar madje edhe me burg.

Kështu, siç raporton AA, mësuesi i kimisë Hasan Huseyin Gunakan i rrëmbyer përmes një operacioni të shërbimeve sekrete turke në Kosovë është dënuar sot me tetë vite e një muaj burg me akuzën “për pjesëmarrje ne organizatë terroriste”.

Rrëmbimi i gjashtë mësuesve turq shkaktoi tërmet në Kosovë dhe Kuvendi ngriti komision hetimor duke thirrur aty edhe Presidentin Thaçi, i cili dyshohet se pati rol kryesor nga pala shqiptare.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

4 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

7 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

7 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago