Pazaret për pushtët dhe ndarjen e posteve të larta shtetërore, kanë bërë që Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të mos bien dakord për të arritur koalicion mes vete për formimin e qeverisë së re.
E ndonëse këto probleme për ndarjen e hiseve kanë nxjerrë probleme, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar ndërhyrjen e ndërkbëtarëve (ambasadorët e QUINT’it) që të jenë prezentë nesër në takimin mes dy partive.
Kjo thirrje është zbuluar se ka qenë kërkesë eksplicite e Albin Kurtit, kështu po deklaron nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu.
“Nuk ka qenë kërkesë e LDK’së që të ftohen ndërkbëtarët nesërn në takim, ka qenë kërkesë eksplicite e kryetarit të Vetëvendosjes (Albin Kurtit)”, tha Veliu për ‘DPT’ në T7.
Duhet theksuar që Vetëvendosje ka njoftuar sot se një takim i radhës do të ndodhë nesër, në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e QUINT’it (Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë) dhe të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së”, thuhet në njoftimin e VV’së.
Kujtojmë se as pas më shumë se tre muaj VV dhe LDK nuk po mundet të arrijnë koalicion dhe të formojnë qeverinë e re.