Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ata nga fillimi janë pajtuar që pozita e Kryeministrit t’i takojë fituesit të zgjedhjeve që më 6 tetor ka dalë Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti.
“Nga fillimi e kam parë që konfirmimi i dy liderëve dhe strukturave tona i ka dhënë atë siguri ndodhisë së një marrëveshje për koalicionin VV-LDK. Edhe nëse i fiton ose s’i fiton me VV kemi thënë se e kemi partner. Ka qenë marrëveshje e dy liderëve që para zgjedhjeve. Rezultati i 6 tetorit ka qenë qartësues”, ka thënë Haziri.
“Janë përballuar të gjitha, tash ka mbetur roli kushtetues i ndarjes së përgjegjësive. Nëse VV e ka Kryeministrin me një ulëse më shumë, por i takon Kryeministri, dhe, partisë së dytë natyrisht i takon pozita e Kryetarit të Kuvendit”,
“Për korrektësi dhe për shkak të ruajtjes së nivelit asnjëherë nuk kemi fol në publik për detaje. Duam t’i ndihmojmë procesit. Kemi pasur veprime të njëanshme të zyrtarëve të VV-së që kanë folur. Edhe me 23 dhjetor edhe 9 janar ne kemi qenë konsistent në kërkesat tona duke mos e cenuar rezultatin. Ne jemi ideatorët dhe VV është pajtuar për 12 ministri. Nuk e kemi nxjerr si problem sekondar nevojën e zgjerimit”.
Haziri ka thënë në Klan Kosova se propozimi për shtim të ministrive nga 12 në 14 është i pabarabartë përsëri.
“Ne marrim prej vetvetes. Kjo ka qenë tendencë për ta paraqitur LDK-në që ka etje për të marrë pushtet. Jemi ideatorët e strukturës së “12-shit”. Në pjesën tjetër të negociatave çfarëdo që ka ndodh ka qenë argumentues. Kompromisi i Isa Mustafës ka qenë që Kryetari i Kuvendit ka qenë vetëm një vendim deri në zgjedhjen e Presidentit. Në momentin që Presidenti zgjidhet ne jemi të gatshëm ta bëjmë lëvizjen tonë”.
“LDK e ka përballuar politikën veprimeve të njëanshme që ju kemi përgjigj me pozitivitet. Ne e kemi votuar Glauk Konjufcën. Ne jemi sprovuar politikisht. Pas saj dhe ftesës së Kurtit jemi kthyer në bisedime duke konstatuar se ka rrethanë të re politike”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…