Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndaluar dhe kanë shkatërruar të hënën një raketë balistike derisa Presidenti izraelit, Isaac Herzog, vizitoi këtë vend.
Ky është incidenti i tretë i tillë i ndodhur gjatë këtij muaji, sipas autoriteteve izraelite.
“Sulmi nuk shkaktoi asnjë humbje. Mbetjet e raketës balistike ranë jashtë zonave të banuara”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe në Twitter.
Ky sulm vjen pas një sërë sulmesh në Emiratet e Bashkuara Arabe këtë muaj nga grupi Houthi i mbështetur nga Irani në Jemen, raporton CNN.
Një sulm me dron ndodhi më 17 janar, ku mbetën të vdekur tre punëtorë të huaj në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi.
I njëjti grup dyshohet se lëshoi raketa sërish më 24 janar, por Emiratet e Bashkuara Arabe arritën t’i ndalonin ato me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Pas atij sulmi, një zëdhënës i Houthi paralajmëroi se grupi do të “zgjeronte operacionet e tyre gjatë fazës tjetër” dhe paralajmëroi kompanitë e huaja që të largoheshin nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sulmi i së hënës ndodhi gjatë vizitës së parë të presidentit izraelit në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Presidenti dhe shoqëruesi i tij nuk ishin në rrezik dhe vizita pritet të vazhdojë siç ishte planifikuar, tha një zëdhënës presidencial izraelit.
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…